Ndërlidhjet

Mërdokët në interpelancë në parlamentin britanik


Rupert Murdok dhe i biri, Xhejms, nga korporata “News Coropration”, po përballen me një interpelancë në parlamentin britanik sot, rreth skandalit të përgjimit të telefonave.

Kjo interpelancë pason dorëheqjen e zëvendës komisionet të policisë londineze, Xhon Jejts, përgjegjës për mos nisjen e hetimeve dy vite më parë për përgjimet e dyshuara në telefon nga tabloidi i Murdokut, “News of the World”.

Murdok ka kërkuar falje pas zbulimeve se ky tabloid ka përgjuar telefonat e qindra politikanëve, personave të njohur, ushtarëve të vrarë britanikë dhe një adoleshenteje të vrarë gjithashtu.

XS
SM
MD
LG