Ndërlidhjet

Granatë dore afër ndërtesës së EULEX-it


Policia e Kosovës ka berë të ditur se sot rreth orës 09:00, ka marrë një informacion lidhur me prezencën e një mjeti shpërthyes, të vendosur në një qese plastike afër rrethojave të ndërtesës së EULEX-it, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Brahim Sadriu ka konfirmuar lajmin dhe ka thënë se “menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar zonën e rrezikut dhe parandaluar ndonjë shpërthim eventual”.

Brahimi tha se pas kontrollit të detajuar në vendngjarje është gjetur një granatë dore, e cila në mënyrë të kontrolluar është tërhequr nga vendi i ngjarjes.
XS
SM
MD
LG