Ndërlidhjet

logo-print

Sllovenia premton mbështetje për Kosovën


Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të vizitës dyditore në Slloveni, është pritur sot nga kryeministri slloven, Borut Pahor.

Në një komunikatë për media të Presidencës, citohet kryeministri Pahor të ketë thënë se Sllovenia do të vazhdojë që ta mbështesë Kosovën në proceset e saj demokratike.

Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor citohet të ketë thënë se janë të rëndësishme marrëdhëniet politike ndërmjet dy vendeve.

Ai ka theksuar mbështetjen e vendit të tij për proceset integruese dhe të njohjeve të reja ndërkombëtare për Kosovën.

Në komunikatën për media thuhet se Pahor e ka vlerësuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si një hap të rëndësishëm për tejkalimin e vështirësive ndërmjet dy vendeve.

Në anën tjetër, presidentja Jahjaga, ka thënë se “Sllovenia duke vazhduar ndihmën për Kosovën ndihmon që e kaluara të kapërcehet më lehtë dhe ndihmon paqen dhe stabilitetin në rajon si dhe vendosjen e marrëdhënieve të reja që gjithë Ballkanin Perëndimor e ndihmojnë në rrugën e integrimeve për në BE”.

Presidentja Jahjaga përfundoi sot vizitën dyditore në Slloveni dhe u kthye në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG