Ndërlidhjet

Tahiri: Dialogu u shty me fajin e palës serbe


Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, ka thënë se raundi i gjashtë i dialogut është anuluar me “fajin e palës serbe e cila nuk është treguar e gatshme ta pranojë marrëveshjen për tregtinë e lirë, përkatësisht njohjen e vulave të doganave të Kosovës, të njohura tashmë nga Bashkimi Evropian”.

Përmes një deklarëte për media, kryengorciatorja kosovare, ka thënë se më këtë qëndrim, “Serbia vazhdon të shkel parimet e lëvizjes së lirë të mallrave, si një prej parimeve fundamentale të Bashkimit Evropian”.

Ajo ka porositur Serbinë që “orientimi proevropian nuk bëhet me retorikë por me politika e vendime proevropiane”.

Deklarata e Tahirit, vjen pas njoftimit të ndërmjetësit e BE në dialogun teknik Robert Kuper, se takimi i nesërm i palëve është anuluar, ndërsa bisedimet do të rinisin në shtator.
XS
SM
MD
LG