Ndërlidhjet

logo-print

Klinton për thellim të lidhjeve me Indinë


Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton ka shtyrë përpara bashkëpunimin në fushën bërthamore dhe të sigurisë mes SHBA-së dhe Indisë gjatë një vizite që bëri në Nju Delhi, pothuaj një javë pas sulmeve të trefishta në Mumbai, nga të cilat u vranë 20 persona.

Pas bisedimeve me liderët indianë, Klinton tha se “është inkurajuar” nga vendimi i Indisë dhe Pakistanit për të rinisur procesin e paqes, për të cilin ajo tha se është i nevojshëm në mënyrë që “të merremi me problemin e terrorizmit”.

Homologu i saj indian përsëriti shqetësimet e Nju Delhit për tërheqjen e planifikuar të SHBA-së nga Afganistani duke thënë se kjo mund të çojë në destabilizim.
XS
SM
MD
LG