Ndërlidhjet

logo-print

Stefanoviq: S’mund të diskutojmë elemenete të shtetësisë së Kosovës


Dialogu Prishtinë-Beograd është shtyrë, për shkak se palëve u duhet më shumë kohë për t’u dakorduar lidhur me disa çështje, tha kreu i delegacionit serb në bisedime, Borisllav Stefanoviq.

“Bisedimet janë shtyrë sepse ekipi i Prishtinës ka kërkuar që gjatë takimeve dhe diskutimeve të preken edhe elemente të shtetësisë së Kosovës, çfarë Beogradi nuk ka mundur ta pranojë”, transmetojnë mediat serbe deklaratën e Stefanoviqit.

Takimi i paraparë të niste sot, është anuluar. Dialogu do të rinisë në shtator, ka thënë ndërmjetuësuesi i Bashkimit Evropian në bisedime, Robert Kuper.
XS
SM
MD
LG