Ndërlidhjet

Nidal Malik Hasan para gjykatës


Psikiatri i ushtrisë amerikane, i akuzuar për të shtëna vdekjeprurëse në një bazë ushtarake të Teksasit, do të paraqitet sot para gjykatës.

Majori Nidal Malik Hasan akuzohet për vrasjen e 13 personave dhe plagosjen e 32 të tjerëve në nëntor të 2009-ës në Fort Hud.

Mbi të rëndojnë 13 akuza për vrasje me paramendim dhe 32 për tentim-vrasje me paramendim.

Ai u qëllua nga policia gjatë sulmeve dhe tani ka gjysmën e trupit të paralizuar.
XS
SM
MD
LG