Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohet Goran Haxhiq


I akuzuari i Hagës për krime lufte, Goran Haxhiq, është arrestuar pas shtatë vjetësh në arrati, raporton agjencia Reuters.

Haxhiq ka udhëhequr trupat serbe në kohën e luftës në Kroaci. Tribunali i Hagës e akuzon atë për vrasjen e qindra civilëve kroatë dhe për dëbim të dhunshëm të rreth 28 mijë kroatëve dhe jo-serbëve gjatë luftës në Kroaci më 1991-1995.

Sipas mediave serbe, Haxhiq është kapur në afërsi të fshatit Krushedoll, për t'u bartur më pas në qendrën e paraburgimit në Beograd.

Pas arrestimit të ish-komandantit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, më 26 maj të këtij viti, Haxhiq ishte i arratisuri i fundit serb, që nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara akuzohet për krime lufte.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, pritet të dalë në një konferencë urgjente për media në orën 11.

Kapja e të akuzuarve për krime lufte është kusht për Serbinë për t'iu bashkuar Unionit Evropian.
XS
SM
MD
LG