Ndërlidhjet

OKB: 3.7 milionë njerëz vuajnë nga uria në Somali


Kombet e Bashkuara kanë njoftuar për mungesë ushqimesh në dy zona të Somalisë. Shkak kryesor thuhet të jetë thatësira që ka kapluar këtë vend me vite.

Sipas Kombeve të Bashkuara, “konflikti në Somali e ka bërë jashtëzakonisht të vështirë për agjencitë të operojnë dhe të kenë qasje te 3.7 milionë banorët e prekur”.

Kryengritësit e grupit Shebab të Al Kaidës kanë ndaluar organizatat e huaja të ndihmës në territoret e tyre, por kohët e fundit kanë lejuar vetëm qasje të kufizuar të tyre.

Zyrtarët paralajmërojnë se nëse nuk ndërmerret ndonjë veprim urgjent, zonat e prekura nga uria do të përhapen në të gjitha rajonet e jugut të Somalisë brenda dy muajve.

Rreth 10 milionë njerëz janë prekur nga thatësirat në Horn të Afrikës, përfshirë pjesë të Kenias, Ugandës dhe Etiopisë.
XS
SM
MD
LG