Ndërlidhjet

Afganistan, vritet komandanti i policisë


Militantët kanë sulmuar një stacion policor në provincën Kandahar të Afganistanit, duke vrarë komandantin e policisë dhe duke shkaktuar një betejë me armë.

Zëdhënësi i guvernatorit të provincës, Zalmaj Ajubi, tha se në mesin e policëve ka viktima, por nuk dha hollësi të tjera.

Ngjarja e sotme vjen në vazhdën e një serie sulmesh kundër forcave të sigurisë në provincat Kandahar dhe Helmand, në kohën kur trupat afgane po përgatiten të marrin përgjegjësitë e sigurisë nga NATO-ja.
XS
SM
MD
LG