Ndërlidhjet

logo-print

Kusari - Lila: Sot vendimi për masat reciproke


Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila konfirmoi se sot do të merret vendimi për masa reciproke ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Këto komente Kusari Lila i bëri gjatë një konference në Institutin “AAB- Riinvest".

“Sot do te merret vendimi për masat reciproke të plota për Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e tërheqjes se Serbisë nga bisedimet, ku kjo e fundit nuk kishte pranuar vulat e doganës së Kosovës”, theksoi Kusari – Lila.

Ndryshe, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina janë shtetet, të cilat që nga viti 2008 kanë bllokuar produktet kosovare, në kuadër të marrëveshjes për tregëtinë e lirë CEFTA.
XS
SM
MD
LG