Ndërlidhjet

Kameron paraqitet para parlamentit


Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, po pyetet nga ligjvënësit e parlamentit në lidhje me skandalin e përgjimit me telefona të gjigantit mediatik të Rupert Mërdokut.

Kameron, i cili ka ndërprerë vizitën e tij në Afrikë, po shpjegon në një seancë të posaçme parlamentare përse ka punësuar Endi Koulsonin, ish-redaktor në javoren "News of the World".

Kjo e fundit, në bazë të provave të gjetura, ka përgjuar mesazhet me zë të mbi 4,000 njerëzve, përfshirë figurat publike, familjarët e ushtarëve britanikë të vrarë në luftë e të tjerë.

Të martën, shefi i “News Coropration”, Rupert Mërdok, dhe ish-shefja për Britaninë e kësaj kompanie, Rebeka Bruks, kanë kërkuar falje para një paneli parlamentar britanik në lidhje me skandalin e përgjimit të telefonave.
XS
SM
MD
LG