Ndërlidhjet

Klinton i kërkon Indisë më shumë rol në Azi


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, i ka bërë thirrje Indisë të jetë më e fuqishme në Azi, duke thënë se “lidershipi i vendit ka potencial që, në mënyrë pozitive, të formësojë të ardhmen e Azi-Paqësorit”.

Gjatë fjalimit në qytetin port të Çenait, që është shtëpi e investimeve në rritje të Shteteve të Bashkuara, Klinton tha se Nju Delhi duhet të luajë rolin e aleatit të SHBA-së në forumet rajonale.

Ajo tha se India mund të ndihmojë edhe në promovimin e lidhjeve tregtare në Azinë e Jugut, çfarë do të ndihmonte në arritjen e prosperitetit dhe të paqes në Indi, Pakistan dhe Afganistan.

Pas Indisë, Klinton do të niset drejt Indonezisë, për të marrë pjesë në takimin e Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore.
XS
SM
MD
LG