Ndërlidhjet

Josipoviq: Drejtësia është e ngadalshme, por e arritshme


Presidenti kroat, Ivo Josipoviq, ka përshëndetur arrestimin e të akuzuarit për krime lufte në Kroaci, Goran Haxhiq.

Ai e ka quajtur ngjarjen një hap të rëndësishëm për marëdhëniet fqinjësore, por edhe vetë Serbinë.

“Arrestimi është i vonuar. Drejtësia është e ngadalshme, por është e arritshme. Shpresoj se Prokuroria e Hagës dhe gjyjata do të bëjnë një gjykim të drejtë. Është mirë që Qeveria e Serbisë më në fund po bashkëpunon plotësisht me Hagën. Është mirë për drejtësinë. Është mirë për marrëdhëniet tona fqinjësore dhe, mbi të gjitha, është mirë për vetë Serbinë”, ka thënë Josipoviq.

Haxhiq ka udhëhequr trupat serbe në kohën e luftës në Kroaci. Tribunali i Hagës e akuzon atë për vrasjen e qindra civilëve kroatë dhe për dëbim të dhunshëm të rreth 28 mijë kroatëve dhe jo-serbëve gjatë luftës në Kroaci, më 1991-1995.
XS
SM
MD
LG