Ndërlidhjet

Bramerc: Serbia dëshmoi angazhim serioz


Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, Serzh Bramerc, tha se Serbia, me kapjen e Goran Haxhiqit dhe Ratko Mlladiqit, ka dëshmuar "angazhim serioz" në bashkëpunim me Tribunalin e Hagës.

Këto komente ua ka bartur gazetarëve përfaqësuesi i tij, Frederik Svinen. Ky i fundit është paraqitur në konferencën për media duke treguar fletën e zbrazët të urdhër-arresteve për të akuzuarit për krime lufte.

Haxhiq ka qenë i akuzuari i fundit që deri më sot ndodhej në arrati.
XS
SM
MD
LG