Ndërlidhjet

Qeveria i drejtohet Kushtetueses për imunitetin


Qeveria e Kosovës ka vendosur që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në lidhje me imunitetin e zyrtarëve më të lartë të vendit, përfshirë presidentin, kryeministrin dhe deputetët.

Vendimi i qeverisë pasoi kërkesën e përsëritur të EULEX-it drejtuar Kuvendit të Kosovës që të qartësohet imuniteti i deputetëve nën hetime.

Megjithatë, kryeministri Hashim Thaçi dhe qeveria që ai drejton i kanë adresuar Kushtetueses kërkesën që imuniteti të sqarohet për të gjithë zyrtarët e lartë.

Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka përmbushur një kërkesë të përsëritur të faktorit ndërkombëtar këto dy javët e fundit, pas refuzimit të Parlamentit që të hyjë në çështje të tilla.
XS
SM
MD
LG