Ndërlidhjet

Mesiq përfundon vizitën në Kosovë


Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka përmbyllur vizitën dyditore në Kosovë, ku është takuar me zyrtarë të lartë shtetërorë.

Mësohet se vizita ishte paraparë "të shërbente si një shprehje e mirënjohjes së shtetit të Kosovës për kontributin historik të zotit Mesiq në favor të shqiptarëve".

Ish-presidenti kroat është nderuar me titullin “Honoris causa” të Universitetit AAB Riinvest.

Gjatë kësaj vizite është zhvilluar edhe një takim ish-presidentësh, ku kanë marrë pjesë ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Behxhet Pacolli, ish-presidenti kroat, Stjepan Mesiq, dhe ish-presidentët e Shqipërisë, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu.

Mesiq kishte ardhur në Kosovë me ftesë të zëvendëskryeministrit Pacolli.
XS
SM
MD
LG