Ndërlidhjet

Ivanoviq: BE të reagojë për embargon kosovare


Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq ka deklaruar se pret reagim të shpejtë të Bashkimit Evropian në lidhje me vendimin e qeverisë kosovare për vënien e embargos ndaj produkteve serbe.

“Mendoj se ky vendim nuk do të mbijetojë. Pres që Bashkimi Evropian do të reagojë shpejt. Nëse vendimi mbijeton, çmimin do ta paguajnë shqiptarët e Kosovës, të cilët edhe më tej do të blejnë produket e parapëlqyera, por me çmim më të shtrenjtë”, ka thënë Ivanoviq për mediat serbe.

Qeveria e Kosovës mori vendim për masa reciprociteti të plotë për produktet e Serbisë, ndërsa për Bosnjë e Hercegovinën taksë doganore prej 10 për qind.

Ky njoftim u bë pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës, nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari – Lila.
XS
SM
MD
LG