Ndërlidhjet

logo-print

Arrestimi i Haxhiqit, OKB përgëzon Serbinë


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, përgëzoi autoritetet serbe për dorëzimin e Goran Haxhiqit, të akuzuarit për krime lufte në Kroaci gjatë vitetve të 1990-ta.

Ban përgëzoi presidentin serb Boris Tadiq dhe autoritetet në Beograd “për lidershipin që i dha fund pandëshkueshmërisë së atyre që kanë kryer shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar”.

Haxhiq, ishte i arratisuri i fundit në mesin e 161 të kërkuarve nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime në ish Jugosllavi.
XS
SM
MD
LG