Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë mirëpret arrestimin e Haxhiqit


Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur arrestimin e të akuzuarit të Hagës për krime lufte në Kroaci.

Zëdhënësi Xhej Kerni tha se kapja e Goran Haxhiqit sjell “fundin e nevojshëm për viktimat e krimeve, të kryera në Kroaci dhe gjetkë në rajon”.

Ministri i Jashtëm suedez, Karl Bild, tha se ngjarja e djeshme ka mbyllur një kapitull të rëndësishëm në historinë e re të Evropës.

Haxhiq, lider i serbëve gjatë kohës së luftës në Kroaci, pritet të ekstradohet në Tribunalin e Hagës brenda ditësh.
XS
SM
MD
LG