Ndërlidhjet

Fyle: Serbia megjithatë duhet t’i arrijë standardet


Zyrtarët e Bashkimit Evropian e kanë mirëpritur arrestimin e të akuzuarit për krime lufte në ish-Jugosllavi, Goran Haxhiq, duke e quajtur “një hap të rëndësishëm për Serbinë në realizimin e perspektivës evropiane.

Megjithatë, komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Serbia duhet të shënojë përparim në lirinë e mediave, sundimin e ligjit dhe në transparencën politike, para se të bëhet kandidate për anëtarësim.

“Pas dërgimit të Mlladiqit në Hagë dhe kapjes së Haxhiqit, po, Serbia është më afër Bashkimit Evropian. Por, nëse më pyesni: a do të thotë kjo për Serbinë që mund të largohet nga lista e gjërave që duhet t’i bëjë? Jo”, ka thënë Fyle.

Autoritetet serbe kanë njoftuar se kanë arrestuar Haxhiqin në rajonin e Frushka Gorës.
XS
SM
MD
LG