Ndërlidhjet

FMN i kërkon Kinës të forcojë juanin


Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar nga Kina të lejojë monedhën e saj të rritet në vlerë.

FMN-ja tha se juani kinez është nënvlerësuar për 3 deri në 23 për qind. Sipas të njëjtit burim, kontrollet e monedhës janë duke mbajtur prapa liberalizimin financiar, çfarë do të mund të nxiste një tranzicion për rritje më të qëndrueshme e që do të varej më pak nga eksportet dhe investimet.

Në një rishikim vjetor, FMN-ja ka rekomanduar ndryshime, për të cilat thuhet se mund të përmirësojnë standardet e jetës në Kinë dhe të zbusin tensionet me partnerët e saj tregtarë.
XS
SM
MD
LG