Ndërlidhjet

Al Kaida tërheq fëmijët me filma të animuar


Një degë e Al Kaidës planifikon të përdorë filma vizatimorë për të rekrutuar fëmijët në rrjetin terrorist. Filmat thuhet se tregojnë djem të rinj që marrin pjesë në bastisje, vrasje dhe komplote terroriste.

Lajmi për filmat e animuar është bërë publik nga grupi Abu al-Laith al-Jemen në një ueb-faqe xhihadiste.

Fondacioni Kuilliam, i cili tubon ish-xhihadistët me qëllim zhdukjen e ekstremizmit, tha se grupi duket të ketë lidhje me Al Kaidën në Gadishullin Arabik.
XS
SM
MD
LG