Ndërlidhjet

Franca e Gjermania arrijnë marrëveshje për krizën e borxheve


Zyra e presidencës franceze tha se presidenti Nikolas Sarkozi dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë arritur një “qëndrim të përbashkët” për krizën e borxheve, pas shtatë orë bisedimesh në Berlin.

Marrëveshja vjen pak orë para takimit të liderëve të Eurozonës për një plan të dytë shpëtimi për Greqinë – që ka për qëllim parandalimin e përhapjes së krizës në vendet e tjera të rajonit.

Gjatë diskutimeve në Berlin ka marrë pjesë edhe presidenti i Bankës Qendrore të Evropës, Zhan Klod Trihet.

Detaje të tjera të marrëveshjes Francë-Gjermani nuk janë bërë të ditura ende.
XS
SM
MD
LG