Ndërlidhjet

Afganistan, arrestohen dy britanikë


Ministria e Mbrojtjes në Londër tha se forcat britanike kanë arrestuar dy persona në Afganistan, të cilët "pretendohet se janë shtetas britanikë".

Mediat kanë raportuar se të ndaluarit dyshohet se kanë luftuar për talibanët, megjithëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar.

Britania ka rreth 9.500 trupa në Afganistan si pjesë e forcave ndërkombëtare, për të luftuar talibanët kryengritës.
XS
SM
MD
LG