Ndërlidhjet

Vestervelle në Afganistan


Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, ka arritur në një vizitë të paparalajmëruar në Afganistan, për t'u takuar me presidentin Hamid Karzai.

Me ardhjen e tij në Kabul, Vestervelle nuk pranoi të thotë se kur trupat gjermane, që janë të stacionuara në veri të Afganistanit, do të fillojnë të kthehen në vend.

“Nuk do të ishte mirë të themi se kur dhe në cilin muaj do të reduktohet kontingjenti i trupave, pasi kjo do të ishte një ftesë për të filluar dhuna në atë zonë”, ka thënë Vestervelle.

Parlamenti gjerman, në muajin janar, ka miratuar zgjatjen prej 12 muajsh të misionit në Afganistan, me kusht që trupat të fillojnë të kthehen nga fundi i vitit 2011.
XS
SM
MD
LG