Ndërlidhjet

logo-print

Kosova kthen prapa kamionët serbë


Pas vendimit të qeverisë për embargo të mallrave të Serbisë, në pikat kufitare më Serbinë, deri në orën 12:00 , 20 kamionë nuk janë lejuar të kalojnë në territorin e Kosovës, thanë zyrtarë të doganave të Kosovës.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës, thotë se një numër i kamionëve tashmë janë kthyer mbrapa, ndërsa disa prej tyre po qëndrojnë pranë kufirit.

“Në bazë të vendimit, ne jemi të obliguar që të gjitha importet të cilat janë të përcjellura më dokumente të shtetit serb, t'i kthejmë mbrapa”, tha Stavileci.
XS
SM
MD
LG