Ndërlidhjet

logo-print

Atlantis kthehet në Tokë


Anija kozmike Atlantis ka arritur në Tokë, duke shënuar fundin e programit amerikan të fluturimit në hapësirë pas tri dekadash.

Qindra njerëz janë tubuar në afërsi të pistës në Qendrën e Hapësirës në Kenedi, në kohën kur Atlantis dhe astronautët kanë ateruar. Misioni i saj final ishte rifurnizimi i Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Drejtuesi i Atlantisit, Kris Ferguson, u tha kontrollorëve tokësorë të NASA-s në Hjuston se “programi ka ndryshuar mënyrën se si e shohim botën dhe mënyrën se si e shohim universin tonë”.

“Mision i kompletuar, Hjuston. Pasi i shërbeu botës për më shumë se 30 vjet, anija kozmike ka fituar vendin e saj në histori dhe ka arritur në ndalesën e fundit", tha Ferguson.

Tash e tutje, raketat ruse Soyuz do të dërgojnë astronautë në hapësirë, derisa NASA të gjejë kompani private për të ndërtuar anije të ngjashme.

Disa kompani, përfshirë Boeing, janë duke zhvilluar anije kozmike, por asnjëra nuk pritet të jetë gati deri në vitin 2015.
XS
SM
MD
LG