Ndërlidhjet

logo-print

Merkel: Problemi i krizës të trajtohet në rrënjë


Zyra e presidencës franceze tha se presidenti Nikolas Sarkozi dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë arritur një “qëndrim të përbashkët” për krizën e borxheve, pas shtatë orë bisedimesh në Berlin.

Marrëveshja erdhi pak orë para takimit të liderëve të Eurozonës për një plan të dytë shpëtimi për Greqinë – që ka për qëllim parandalimin e përhapjes së krizës në vendet e tjera të rajonit.

Merkel pas arritjes në takim tha se kriza e borxhit duhet trajtuar në rrënjë.

“Me këtë program, ne duam t’i zgjidhim problemet në rrënjë. Kjo do të thotë se qëndrueshmëria e borxhit duhet të përmirësohet, konkurrenca gjithashtu duhet të pëmirësohet. Këto janë dy arsyet përse vendet në Eurozonë kanë probleme”, ka thënë Merkel.

Gjatë diskutimeve në Berlin ka marrë pjesë edhe presidenti i Bankës Qendrore të Evropës, Zhan Klod Trihet.

Detaje të tjera të marrëveshjes Francë-Gjermani nuk janë bërë të ditura ende.
XS
SM
MD
LG