Ndërlidhjet

Thaçi: Destinacion i Kosovës - Bashkimi Evropian



Ecuria e përgatitjes së projektligjeve prioritare, të përcaktuara me agjendën evropiane për Kosovën, progresi lidhur me përmbushjen e kritereve në fushën e liberalizimit të vizave, kanë qënë disa nga çështjet që janë diskutuar sot në takimin e shtatë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian.

Sipas një komunikate për media të kësaj Ministrisë për Integrim, kryeministi Hashim Thaçi ka deklaruar se “Kosova ka një destinacion - ai është Bashkimi Europian. Ne do të vazhdojmë zbatimin e agjendës Europiane pa lëvizur asnjë milimetër mbrapa në reformimin dhe avancimin e shtetit të Kosovës me një qëllim të vetëm – arritjen e standardeve Europiane në të gjitha fushat e qeverisjes dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve tonë”, citohet të ketë thënë Thaçi.

Më datën 12 tetor Komisioni Europian do të publikoj Raportin e Progresit 2011, krijimi i momentumit të ri politik është parakusht për përmbushjen e obligimeve të parapara me agjendën Europiane.
XS
SM
MD
LG