Ndërlidhjet

logo-print

Veteranët e UÇK-së, nga greva në protestë


Një delegacion i ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët kanë hyrë në ditën e 60-të të grevës, kanë zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin.

Xhevdet Qeriqi, kryetar i këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, i tha Radios Evropa e Lirë, se kryeministri sërish ka premtuar se do ta dergojë ligjin në Kuvend.

Qeriqi ka thënë po ashtu se kryeministri ka kërkuar nga grevistët që të presin edhe disa ditë për procedimin e Ligjit për vlerat e luftës, gjë me të cilën ata nuk janë pajtuar.

Thaçi citohet të ketë thënë se vonesa e miratimit të ligjit për vlerat e luftës se UÇK-se ka të bëjnë edhe me disa komplikime që kanë të bëjnë më FMN-në.

Megjithatë, Qeriqi ka deklaruar se nuk u besojnë premtimeve të kryeministrit se ka paralajmëruar për nesër një protestë në qendër të kryeqytetit në orën 12:00.
XS
SM
MD
LG