Ndërlidhjet

Hakerët sulmojnë serverët e NATO-s


Një grup i hakerëve i quajtur Anonymous tha se është futur në serverët e kompjuterëve të NATO-s.

Grupi ka publikuar dy dokumente zyrtare të NATO-s, duke thënë se “kemi material të mjaftueshëm të kufizuar… Në ditët e ardhshme, pritni të dhëna interesante”.

Agjencia gjermane e lajmeve, DPA ka cituar një zyrtar anonim të NATO-s të ketë thënë se aleanca është në dijeni për thyerjen në server dhe se i ka dënuar ato.

Anonymous është lidhur me sulmet e mëhershmë në internet. Disa anëtarë të dyshuar janë arrestuar për këtë në Britani, Holandë, dhe së fundi edhe në SHBA.
XS
SM
MD
LG