Ndërlidhjet

logo-print

Tadiq: S'reagojmë me kundërmasa ndaj Prishtinës


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq tha sot se Beogradi nuk do të përgjigjet me masa të njëjta ndaj vendimit të Qeverisë së Prishtinës për të vënë embargo në produktet e Serbisë.

“Ky është provokim për Serbinë. Nuk do të reagojmë me kundërmasa, siç nuk reagojmë as ndaj provokimeve tjera, sepse na duhet situatë stabile në rajon”, ka thënë Tadiq.

Ai ka thënë se vendimi i Prishtinës do të ndikojë në dialog.

Problemet më Marrëveshjen për Tregti të Lirë me Evropën Qendrore, kanë lindur në dhjetor të viti 2008, kur Serbia dhe Bosnja e Hercegovina kanë bllokuar mallrat e Kosovës.

Kjo ka ndodhur pasi në shkurt të po këtij viti, Kosova ka shpallur pavarësinë e saj dhe rrjedhimisht vulat e UNMIK-ut janë zëvendësuar me ato të Republikës së Kosovës.

Këto vula nuk i njeh as Serbia, as Bosnja.

Në vendimin e të mërkurës, të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, për parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet tregtare, thuhet se nuk njihen vulat doganore dhe të administratës tatimore të Republikës së Serbisë, dhe ndalohet importi i të gjitha mallrave të përcjella me dokumente që përmbajnë këto vula.
XS
SM
MD
LG