Ndërlidhjet

Gjermania arreston një të dyshuar të Al-Kaidës


Policia gjermane ka arrestuar një shtetas afgan me dyshimin për rekrutim, ose për mbledhjen e fondeve për Al-Kaidën dhe Lëvizjen Islamike të Uzbekistanit.

Prokurorët federalë thanë se një 21-vjeçar, i identifikuar si Omid H, është akuzuar se ka publikuar artikuj dhe video në një faqe interneti islamike me qëllim të rekrutimit të anëtarëve të rinj apo ngritjen e fondeve për rrjetet terroriste.

Personi i arrestuar thuhet të jetë kapur në perëndim të Gjermanisë.
XS
SM
MD
LG