Ndërlidhjet

Strasburgu i kërkon Bjellorusisë shfuqizimin e dënimit me vdekje


Këshilli i Evropës i ka bëri thirrje sot Bjellorusisë që menjëherë ta shfuqizojë dënimin me vdekje pas ekzekutimit të dy personave, të dënuar për një vrasje të trefishtë.

Të mërkurën, gazeta shtetërore “Vecherny Grodno”, tha se Oleg Grishkovets, 28 vjeç, dhe Andrei Burdyka, 29 vjeç, u ekzekutuan me pushkatim, pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thorbjoern Jagland, ka lëshuar një deklaratë ku i bën thirrje autoriteteve në Bjellorusi “për t'i dhënë fund menjëherë dënimit me vdekje," duke shtuar se i "dënojnë me forcë këto ekzekutime të reja".

Jagland tha se Këshilli i Evropës pohon qëndrimin e palëkundur se "vdekja nuk është drejtësi".

Bjellorusia është vendi i vetëm evropian, që nuk është pjesë e trupit 47-anëtarësh.
XS
SM
MD
LG