Ndërlidhjet

Pakistani akuzon SHBA-të për "shpifje"


Pakistani akuzoi sot Uashingtonin për “fushatë shpifjeje” kundër Islambadit pas arrestimit të një personi, që akuzohet se ka qenë agjent i qeverisë pakistaneze në SHBA.

Reagimet vijnë, pasi që Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se Agjencia e zbulimit e Pakistanit për vite me radhë i ka dhënë miliona dollarë një grupi jo-profitabil në përpjekje të fshehta për të ndikuar në Kongres dhe në Shtëpinë e Bardhë.

Në lidhje me këtë njoftim, agjentët e FBI-së arrestuan drejtorin ekzekutiv të Këshillit Kashmiro-Amerikan, duke e akuzuar atë se ka qenë agjent i paregjistruar i një qeverie të huaj.

Ambasada pakistaneze në Uashington ka mohuar të ketë qenë në dijeni për një gjë të tillë.
XS
SM
MD
LG