Ndërlidhjet

Mali i Zi njeh opozitën libiane


Qeveria e Malit të Zi ka njihur grupin kryesor opozitar të Libisë si qeverinë legjitime të vendit.

Në një deklaratë, qeveria e Malit të Zi ka thënë se "është e gatshme që të vendosë bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Tranzitor të Libisë".

Kjo lëvizje, vjen pasi që SHBA dhe rreth 30 shtete tjera kanë njohur po ashtu grupin e kryengritësve, si pjesë të përpjekjeve për të izoluar liderin Muamer Gadafi.
XS
SM
MD
LG