Ndërlidhjet

Musharaf mbron agjencinë pakistaneze të spiunimit


Ish presidenti pakistanez, Pervez Musharraf ka mbrojtur agjencinë pakistaneze të zbulimit, Drejtoratin për Shërbime të Zbulimit, apo ISI, kundër akuzave se ka dhënë miliona dollarë për një grup me seli në SHBA për të lobuar në Kongres dhe në Shtëpinë e Bardhë.

Më 19 korrik, Departamenti i Drejtëisë, akuzoi shërbimet informative të Pakistanit se në mënyrë sekrete kishin shpenzuar 4 milionë dollarë, për 20 vjet me radhë, për të shtrirë ndikimin në politikën e Uashingtonit.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë në Uashington, Musharaf tha se lobimi është një praktikë normale për qeveritë e huaja dhe se Pakistani nuk përbën ndonjë ndryshim.
XS
SM
MD
LG