Ndërlidhjet

Klinton takon ministrin e jashtëm kinez


Sekretarja amerikane e shtetit Hillri Klinton, është takuar me Ministrin e Jashtëm kinez Jang Jieqi, në një forum të sigurisë rajonale që po mbahet në Indonezi.

Raportohet se bisedimet e tyre kryesisht u përqendruan në tensionet territoriale nga vendet përgjatë burimeve të pasura dhe shumë strategjike të Detit të Kinës Jugore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Liu Jing Ueimin tha se Klinton bëri thirrje për "respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kinës", dhe të respektohet pozicioni i Kinës në Tibet.

Klinton ka mbërri në Bali të enjten vonë dhe është planifikuar të zhvillojë bisedim me ministrat e Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore.

Klinton pas vizitës në Indonezi do të udhëtojë për në Hong Kong dhe Kinë.

XS
SM
MD
LG