Ndërlidhjet

Kinë: 41 të vdekur nga një shpërthim


Së paku 41 njerëz kanë humbur jetën sot, kur një autobus i mbushur me udhëtarë, dhe që mbante mallra të rrezikshme, ka shpërthyer nga zjarri në Kinë, njoftoi televizioni shtetëror.

Incidenti ndodhi në mëngjes në një autostradë në provincën Henan të Kinës. Raportohet se pesë udhëtarë dhe shoferi i kanë shpëtuar incidentit.

Mediat po ashtu raportojnë se autobusi është djegur plotësisht, derisa ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e shpërthimit të zjarrit.
XS
SM
MD
LG