Ndërlidhjet

Haxhiq viziton nënën


Raportet e mediave thonë se ish-lideri i serbëve në Kroaci, Goran Haxhiq, është dërguar për të vizituar nënën e sëmurë në Novi Sad, para se të ekstradohet nga Beogradi në gjykatën e Kombeve të Bashkuara për krime lufte.

Avokati Toma Fila tha se aeroplani i qeverisë që do të transferojë Haxhiqin në Hagë ndodhet ende në aeroport.

Ndaj Haxhiqit rëndojnë 14 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që rrjedhin nga mizoritë e kryera në Kroaci, në periudhën 1991-95.
XS
SM
MD
LG