Ndërlidhjet

Vriten 50 kryengritës në Afganistan


Forcat e NATO-s në Afganistan thonë se më shumë se 50 kryengritës u vranë gjatë natës, gjatë një operacioni të një kampi militant në provincën juglindore Paktika.

NATO thotë se forcat e koalicionit, duke përfshirë edhe forcat afgane kanë luftuar me kryengritës të armatosur rëndë në natën e së enjtes dhe së premtes.

Autoritetet e NATO-s thonë se kryengritësit luftuan nga disa vende, duke përfshirë edhe shpella dhe bunkerë të fortifikuar.

NATO thotë se kampi në rrethin e Shar Ravza, ishte një zonë për militantët e huaj dhe anëtarë të rrjetit Hakani, një rrjet kryengritës i lidhur me talibanët dhe Al Kaidën.

XS
SM
MD
LG