Ndërlidhjet

Greqia mirëpret ndihmën


Ministri grek i Financave tha se vendimi i vendeve evropiane për të siguruar një paketë të dytë shpëtimi për Greqinë është një "lehtësim i madh" për vendin e goditur nga kriza ekonomike.

Duke folur në një konferencë shtypi sot në Athinë, Evangelos Venizelos tha se "bankat greke janë të garantuara dhe të sigurta". Ai gjithashtu premtoi se do të vazhdohet me masat që kanë për qëllim gjenerimin e suficitit buxhetor.

"Ky është një lehtësim i madh për ekonominë greke dhe ky lehtësim gradualisht do të shndërrohet në ekonomi të vërtetë. Por, kjo ndihmë nuk duhet të thotë që ne duhet të pushojmë përpjekjet tona", tha Venizelos.

Liderët e vendeve të Eurozonës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar janë dakorduar për një pako të dytë shpëtimi për Greqinë, në vlerë prej 109 miliardë eurosh.
XS
SM
MD
LG