Ndërlidhjet

logo-print

Somali, kryengritësit mohojnë të ketë uri


Kyrengritësit e al-Shababit në Somali kanë mohuar se kanë hequr ndalesën për agjencitë humanitare të Perëndimit, ndërsa raportet për mungesë ushqimesh i kanë quajtur “propagandë”.

Grupi militant, në vitin 2009, ka vendosur bllokadë për agjencitë e huaja të ndihmës, por kohëve të fundit ka lejuar qasje të kufizuar të tyre.

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar mungesë ushqimesh në dy zona të Somalisë jugore, për shkak të thatësirave që kanë kapluar këtë vend për më shumë se 50 vjet.

Zëdhënësi i kryengritësve, Ali Mahmud Rage, tha:

“Grupet e ndaluara nuk janë të mirëpritura për të shërbyer në zonën tonë të kontrollit. Deklaratat për uri janë një gënjeshtër me plane të fshehta”.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Ushqim është në mesin e të ndaluarve.

Rreth 10 milionë njerëz në Afrikën Lindore thuhet se kanë nevojë për ndihmë ushqimore, por Somalia është vendi më i prekur.
XS
SM
MD
LG