Ndërlidhjet

A vlen "embargoja" edhe në veri?


Pika doganore në kufirin Kosovë - Serbi
Pika doganore në kufirin Kosovë - Serbi

Vendimi i qeverise për ndalimin e importit të mallrave serbe në Kosovë, do të zbatohet në tërë territorin e Kosovës, pavarësisht faktit se do të hasë në vështirësi në pjesën veriore të Kosovës, pikërisht në portat kufitare të quajtura 1 dhe 31 që gjenden në Leposaviq dhe Zubin Potok, thonë zyrtarë të qeverisë dhe ekspertë për çështje ekonomike.

Mimoza Kusari- Lila, zëvendëskryeministre për ekonomi dhe njëherit ministre e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se problemet ne veri janë ato që qeveria i ka paraparë në ditën marrjes se vendimit.

Ministrja Kusari- Lila, i tha Radio Evropa e Lirë se ekzekutivi i vendit është në zbatim të një plani operacional të përpiluar së bashku me doganat dhe policinë e Kosovës.

Ajo ndërkaq tregon se një takim më përfaqësues të lartë të misionit të EULEX-it, kanë kërkuar që këto institucione të koordinohen dhe të mbështeten nga EULEX-i.

Në vazhdimësi jemi në kontakt me ta, është një qasje që ata nuk kanë instruksione të qarta nga Brukseli në raport më situatën e krijuar në terren. E kuptojmë qasjen neutrale ndaj statusit të Kosovës, por gjithsesi në mandatin e tyre për sundimin e rendit dhe ligjit, duhet të jetë edhe zbatimi i vendimeve të Qeverisë se Kosovës, të cilat zbatohen nga agjencitë".

"Në të kundërtën do të krijohet një situatë kaotike në terren, ku EULEX-i ka një agjendë, ndërsa qeveria një agjendë tjetër. Dhe kjo nuk i shkon në funksion as funksionimit të drejtë të EULEX-it , por as rendit dhe ligjit në Kosovë”, shprehet Kusari.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, serbët lokal kishin djegur pikat kufitare në Leposaviq dhe Zubin Potok, të njohura si Pika 1 dhe 31, periudhë kjo kur edhe janë larguar doganierët kosovarë nga kjo pjesë.

Tani atje janë vendosur doganierët e EULEX-it, të cilët kontrollojnë hyrje- daljet, por nuk zhdoganojnë mallrat e importuara.

Por, zhdoganimi i mallrave bëhet në terminalin doganor që gjendet në pjesën jugore të Mitrovicës, dhe kjo nuk nënkupton se të gjitha mallrat zhdoganohen, pasi mallrat që konsiderohen si të kontrabanduara mbesin në pjesën veriore të Kosovës.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, thotë se vetëm gjatë ditës sw djeshme tetë kamion më mallra nga Serbia, nuk kanë arritur të zhdoganohen në terminalin doganor në jug të Mitrovicës, për shkak të zbatimit të masave reciproke.

Doganimi i mallrave në Mitrovicë bëhet nëpër dy hyrje, ndërsa zhdoganimi i mallrave bëhet në degën doganore të Mitrovicës. Ndërsa dje, prej degës doganore të Mitrovicës, janë kthyer tetë maune drejt Serbisë, për arsye se janë futur në terminal, por për shkak të parimit të reciprocitetit, apo vendimit të qeverisë, ato janë kthyer prapa”, thotë Stavileci.

Në anën tjetër, ekspertë për çështje ekonomike, thonë se ky vendim do të ketë probleme në zbatimin e tij, por megjithatë mund të zbatohet.

Mejdi Bektashi,profesor në Universitetin e Prishtinës, konsideron se zbatimi i këtij vendimi kërkon një kosto më të lartë financiar dhe një angazhim më të madh të Doganave dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

Unë besoj se një pjesë e kontrabandës që ka qenë edhe më herët prezente, tashmë importi i mallrave do të orientohet në pikat veriore, për t’i ikur pikës Merdare dhe Dheut të Bardhë. Ndërsa problemi i zhdoganimit të mallrave më prejardhje nga Serbia do të shtojë angazhimin, por edhe do të rritet kontrabanda në atë pjesë të Kosovës”, thekson Bektashi.

Ndryshe, të mërkurën Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për masa reciproke ndaj produkteve të Serbisë, ndërsa ka vendosur taksa doganore prej 10 për qind për produktet e Bosnjë Hercegovinës.
XS
SM
MD
LG