Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave në Osllo


Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur selinë e Qeverisë norvegjeze në Osllo, duke vrarë të paktën dy persona dhe dëmtuar zyrat e kryeministrit Jens Stoltenberg.

Policia e qytetit ka bërë evakuimin e banorëve nga zona.

Sekretari norvegjez i Shtetit, Hans Kristian Amundsen, i tha CNN-it se Stoltenberg nuk ishte në ndërtesë në kohën e shpërthimit.

"Mund të konfirmoj se kryeministri është i sigurt. Ai nuk ishte në zyrë dhe tani është duke punuar", tha Amundsen.

Radioja norvegjeze raportoi edhe për disa persona të plagosur.

Shkaqet e shpërthimit nuk janë të qarta ende.

Norvegjia, anëtare e NATO-s, ka qenë disa herë objekt i kërcënimeve, sidomos në lidhje me përfshirjen e saj në konfliktet në Afganistan dhe Libi.
XS
SM
MD
LG