Ndërlidhjet

logo-print

Haxhiq arrin në Hagë


Ish-lideri i serbëve në Kroaci, Goran Haxhiq, ka arritur në Holandë për t'u përballur me akuzat kundër njerëzimit.

Aeroplani që e transferoi atë, ka ateruar në aeroportin e Roterdamit.

"Mund të konfirmoj se Goran Haxhiq është bartur në njësinë e paraburgimit të Gjykatës për Krime Lufte", ka thënë zëdhënësja e gjykatës, Nerma Jellaçiq.

Haxhiq është arrestuar të mërkurën në Frushka Gorë të Serbisë.

Mbi të rëndojnë 14 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që rrjedhin nga mizoritë e kryera në Kroaci, në periudhën 1991-95.
XS
SM
MD
LG