Ndërlidhjet

Obama dënon sulmet në Norvegji


Në Uashington, presidenti Barak Obama, pasi ka dënuar sulmet në Norvegji, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë afër Norvegjisë, për t’i ofruar mbështetje.

“Dua që personalisht të shpreh ngushëllimet e mia për njerëzit e Norvegjisë. Ky është një përkujtues se i tërë komuniteti ndërkombëtar duhet të angazhohet për të penguar këtë lloj terrori dhe duhet të punojmë së bashku në shërbimet e zbulimit, në kuptimin e pengimit të këtyre sulmebe të tmerrshme”, ka thënë Obama.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Mun tha se është shokuar nga sulmet. Sulmet janë dënuar edhe nga NATO, BE dhe Britania.
XS
SM
MD
LG