Ndërlidhjet

Numri i të vdekurve në Norvegji arrin në 91


Numri i të vrarëve me armë dhe bomba në dy sulmet e së premtës në Norvegji ka lënë të paktën 91 persona të vdekur, ka bërë të ditur policia.

Sipas shifrave të fundit, 84 persona u vranë në një kamp rinor vetëm disa orë pasi shtatë persona të tjerë u vranë në një shpërthim në qendër të qytetit Osllo.

Policia dyshon se i njëjti njeri i ka kryer të dy sulme.

Zyrtarët policorë thonë se përsoni i arrestuar, një 32-vjeçar norvegjeze, tani është duke bashkëpunuar për hetimet dhe dëshiron të shpjegojë motivet e tij për vrasjet.

Policia gjithashtu tha sot se lidhjet në internet në kompjuterin e të arrestuar në shtëpin e tij, tregojnë se ai është një "fundamentaliste i krishter" me prirje të djathta.
XS
SM
MD
LG