Ndërlidhjet

Republikanët braktisin bisedimet


Kryesuesi i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Xhon Boehner ka ndërprerë bisedimet për borxhet me presidentin Barak Obama.

Ndërprerja e bisedimeve bëhet vetëm 10 ditë para kalimit të afatit të fundit për të arritur marrëveshje, pa të cilën marrëveshje, qeveria nuk do të jetë në gjendje që të paguajë obligimet fiskale.

Republikani Xhon Boehner, ka informuar vetë presidentin Obama se ndërpret bisedimet, ndërkaq më pas ka akuzuar presidentin se ka paraqitur një kërkesë të minutës së fundit për rritjen e taksave, jashtë asaj se për cka ishte arritur pajtim më herët.

“Është presidenti ai që u largua nga marrëveshja dhe kërkoi më shumë para në minutën e fudnit”, ka thënë Bohner.

Por, presidenti Obama tha se administrata e tij u ka ofruar republikanëve një marrëveshje “jashtëzakonisht korrekte” dhe se ai e ka të vështirë të kuptoj se pse z Bohner po i braktis diskutimet.

“Republikanët duhet t’ia bëjnë vetes një pyetje dhe ajo është: A mund të thonë ata po ndonjëherë”, ka thënë Obama.

Ai ka kërkuar nga liderët e Kongresit që të rimblidhen të shtunën për bisedime të reja dhe për t’i shpjeguar atij se si mund të evitohet kriza e moslarjes me kohë të borxheve të qeverisë.
XS
SM
MD
LG